Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka bërë të ditur në një postim në ‘Facebook’ se 150 persona kanë mundur të fitojnë betejën kundër COVID-19.
Manastirliu shkruan se gjatë 24 orëve, 150 qytetarë janë shëruar nga virusi, duke ulur ndjeshëm kështu numrin e personave të prekur.
Kjo është një shifër njësoj si e djeshmja ku kishte po 150 të shëruar nga virusi.
‘Gjatë 24 orëve të fundit, 150 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm!’– shkruan ministrja në ‘Facebook’.
g.kosovari