Michel Platini mund të dënohet përjetë nga futbolli.
Thibaut d’Ales, avokati i Michel Platini, ka bërë të ditur se francezi mund të dënohet përjetë nga futbolli.
Platini është duke vuajtur 90 ditë të pezullimit së bashku me kreun e FIFA-së, Sepp Blatter, derisa komisioni të konsiderojë vendimin.
Por, D’Ales ka pranuar se Platini rrezikon dënim të përjetshëm nga përfshirja në futboll, nëse shpallet fajtor për akuzat e korrupsionit.
Francezi akuzohet se pranoi 1.35 milionë paund nga Blatter më 2011, për “punën konsultues”, të realizuar nëntë vite më herët.