Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ditën e sotme ka raportuar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 3 persona si shkak i COVID-19.
Kështu që prej fillimit të pandemisë deri më tani në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 609 viktima. Po ashtu sipas të dhënave në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 109 raste të reja me koronavirus, duke e çuar në 14,871 persona numrin e përgjithshëm i të prekurve nga virusi, që prej fillimit të emergjencës shëndetësore.
Në Maqedoni që prej fillimit të emergjencës shëndetësore deri më tani kanë fituar betejën me sëmundjen vdekjeprurëse 12,054 pacientë sakaq në gjendje të rëndë për jetën janë 2 të tjerë.
Rastet sipas qyteteve:
-Shkup 40
-Kumanovë 10
-Shtip 3
-Prilep 12
-Tetovë 6
-Strugë 4
-Manastir 6
-Ohër 7
-Kavadar 3
-Gostivar 2
-Strumicë 2
-Kriva Pallanka 2
-Probishtip 1
-Pehçev 1
-Vinicë 2
-Dellçev 1
-Shën Nikoll 1
-Kërçovë 4
-Resnjë 1
-Negotinë 1