Katër persona të dënuar nga gjykatat e Italisë dhe Zvicrës kanë rënë sot në ‘rrjetën’ e Operacionit Forca e Ligjit.
Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve Latif Gurguri, Mikel Hyka, Klodian Thomaj, Arben Shehaj.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
Latif Gurguri, banues në Fier, i dënuar në Zvicër për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”;
Mikel Hyka, banues në Fier, i dënuar në Itali për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”;
Klodian Thomaj, banues në Lushnjë, i dënuar në Itali për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”;
Arben Shehaj, banues në Lushnjë, i dënuar në Itali për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”.
g.kosovari