Një grua ka hapur daljen e emergjencës në një aeroplan dhe është ngjitur në krahët e tij për t’u freskuar, pasi në aeroplan bënte shumë vapë.
Pasagjerja e fluturimit nga Antalia në Turqi për në Kiev në Ukrainë hapi një dalje emergjente të avionit International Airlines të Ukrainës që sapo kishte zbritur në pistën e aeroportit të Kievit pa autorizim dhe filloi të ecte në krah e avionit.
Imazhet u filmuan nga disa punonjës të aeroportit dhe u konfirmuan nga zyra e shtypit e aeroportit duke thesuar se gruaja pasi ishte ankuar se ishte shumë vapë “hapi daljen emergjente dhe shkoi në krah të avionit dhe shijoi pamjen e aeroportit..
Gruaja u gjobit për për gjestin e saj dhe u ndalua për të udhëtuar me këtë linjë ajrore, pasi për shkak të vepimit të saj, lëvizjet e aeroportit u vonua për kontrollet e sigurisë që pasuan.
g.kosovari