Gjykata e Tiranës vendos që të pushojë çështjen ndaj ish-deputetit demokrat Klevis Balliu.
I marrë i pandehur për tubim të paligjshëm për protestat e Unazës së Re, tashmë Balliu është i lirë nga hetimet.
Ishte prokuroria ajo që kërkoi pushimin e hetimeve për ish-deputetin, ndërsa më herët ishte akuzuar për veprën penale organizim dhe tubim të paligjshëm.
Duke folur pas seancës, Balliiu tha se “Çështja u pushua pasi nuk kishte prova. Unë nuk i theva asnjë krahë policit. Në seanca nuk është paraqitur asnjë polic. Kjo duket qartë edhe në video. Këto mekanizma janë për t’u bërë presion qytetarëve. Zgjedhjet po afrojnë dhe kjo qeveri do të largohet”.
/a.r