Kryeministri Edi Rama është i gatshëm për çdo datë për zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare.
Burime nga takimi bëjnë me dije se Rama pranon të gjitha datat, përveç 2 majit, kur janë Pashkët Ortodokse.
Partitë opozitare kërkuan më parë që zgjedhjet e ardhshme të zhvillohen në 18 prill. Ndërkohë që mazhoranca u tha se preferonte 9 majin, duke qenë se kjo datë përkon me Ditën e Fitores ndaj Nazi-fashizmit.
/a.r