Kanë kaluar 23 vjet nga dita kur më 31 gusht 1997, Princesha Diana humbi jetën në aksidentin tragjik në Paris.
Ajo u etiketua si Princesha e trishtë apo princesha e popullit, për shkak të jetës që kaloi pas martesës me princin e kurorës angleze, Charles.
Pikërisht martesa e dështuar me Charles dhe vitet që i paraprinë divorcit të çiftit bënë që Diana të komentohet gjerësisht në media.
Detaje të reja dalin nga analiza e bërë në fotografitë e Charles dhe Diana.
Në to përsëritet e njëjta gënjeshtër, krijohet ideja se Charles është më i gjatë se Lady Diana. Gjithçka në mënyrë që të krijohej ideja e çiftit ideal ku burri është më i gjatë se gruaja.
Por fotografët që kanë pasur në objektiv çiftin mbretëror kanë deklaruar se në fakt, si Charles edhe Diana janë njëlloj të gjatë dhe se pozicionimi në fotografi ishte i gjithi inskenim, për të krijuar idenë e një çifti ideal dhe për të nxjerrë në pah rolin udhëheqës të princit.
/a.r