Kryeministri,, Edi Rama ka njoftuar se në Bulqizë do të ketë një ujësjellës të ri që do të bëjë mbi 10 mijë banorë të qytetit lindor me 24 orë ujë të pijshëm.
Rama thotë se deri tani janë kryer 44% të punimeve teksa rrjeti i vjetër daton që në 1985.
Statusi nga Edi Rama:
💧 KANTIERI I UJIT të Bulqizës dhe fshatrave përreth transformon një rrjet të vitit 1985, duke e zëvendësuar me 14.4 kilometra linjë të re të jashtme dhe 15.2 kilometra rrjet të brendshëm, për të rritur sasinë dhe cilësinë e ujit në zonë 😊
Janë kryer 44% të punimeve dhe së shpejti 10.806 banorë të Bulqizës do të kenë 24 orë ujë të pijshëm në ditë.
/e.rr