Presidenti Hashim Thaçi reagon lidhur me takimin që do të mbahet në Uashington ditën e sotme, mes delegacionit të Kosovës, me atë të Serbisë.
Thaçi shkruan se “E duartrokas udhëheqësinë e Shtëpisë së Bardhë, presidentin Donald Trump dhe ambasadorin Richard Grenell për të sjellë së bashku përsëri Kosovën dhe Serbisë në kërkim të një marrëveshje për paqe”.
Më tej shton se nxit delegacionin e Kosovës për të bërë hapa të guximshëm drejt paqes, pajtimit dhe prosperitet ekonomik.
Nga ana e tij Këshilltari për Sigurinë Kombëtare, Robert O’Brien dhe dërguari i presidentit Trump për bisedimet Kosovë-Serbi, ambasadori Richard Grenell, shkroi se populli i Kosovës dhe i Serbisë meritojnë normalizimin ekonomik dhe shansin për të krijuar një ekonomi të zhvilluar.
Me anë të një postimi në Twitter ai tha se sot është i përqendruar te të rinjtë që duan një karrierë, një punë të mirë dhe një lidhje me perëndimin, “Le ta lëmë mënjanë politikën”.
/a.r