Kryeministrit Edi Rama ka marrë pjesë mëngjesin e sotëm në cermoninë e zhvilluar në Qafën e Koçiut në Vlorë, ku u vendosën kurora në memorialin e “Luftës Kombëtare të Vlorës 1920”.
Pas ceremonisë para gazetarëve ai ka deklaruar se nuk ka marrëveshje me qeverinë greke për detin pa miratimin e presidentit.
“Nuk mund të ketë një marrëveshje për detin me Greqinë pa miratimin e presidentit Meta. Është presidenti ai i cili firmos marrëveshjen dhe më pas presidenti ka mundësinë ta dërgojë dhe apelojë në Gjykatën Kushtetuese. Një deklaratë ngatërresë e ish presidentit grek ka bërë që e gjithë situata të ngatërrohet por në këtë situatë nuk ka asgjë të vërtetë. Nuk mund të bëhet asgjë pa miratimin e presidentit dhe kushdo që i ha këto gjëra është thjesht trupeshk. Nuk ka pasur shtrëngim duarsh mes meje dhe presidentit Meta sepse s’na i lejon covidi”, tha Rama.
g.kosovari