Shkencëtarët australianë kanë zbuluar se helmi i bletëve shkatërron qelizat agresive të kancerit të gjirit. Helmi – i cili në përbërje ‘melittin’ – u përdor kundër dy lloje kanceri të vështira për t’u trajtuar.
Zbulimi është përshkruar si “emocionues”, por shkencëtarët paralajmërojnë se duhen prova të mëtejshme. Edhe pse ka mijëra përbërës kimikë që mund të luftojnë qelizat kancerogjene në një mjedis laboratorik, shkencëtarët thonë se ka pak që mund të prodhohen si trajtim për njerëzit.
Helmi i bletës është zbuluar më parë të ketë veti anti-kancer pasi në studimin e fundit u zbulua se qelizat kancerogjene shkatërrohen brenda një ore, me dëmtime minimale në qelizat e tjera.
Studiuesit gjithashtu zbuluan se përbërja e ‘melittinit’ ishte e efektshme në ndalimin e rritjes për qelizat kancerogjene dhe edhe pse prodhohet nga bleta mund të prodhohet sintetikisht.
g.kosovari