Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për dy vetëvrasjet që kanë ndodhur gjatë javëve të fundit në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë.
Prokuroria po heton kushtet se si po trajtohen të sëmurët në këtë spital. Ndërkohë, janë caktuar dy prokurorët për këtë çështje të cilët kanë marrë në pyetje familjarët dhe mjekët që kanë kuruar viktimat.
Po kështu organi i hetimit ka marrë nga spitali edhe kartelat e dy viktimave, të 29-vjeçarit me iniciale Xh. K dhe të 65-vjeçarit Hasan Mira. Nëse ka vepër penale, përgjegjësit do të vihen para ligjit.
g.kosovari