Qeveria gjermane tha të mërkurën se Alexey Navalny, udhëheqësi i opozitës ruse dhe një nga kritikët më të ashpër të Presidentit Vladimir Putin, u helmua me agjentin kimik nervor Novichok.
Zëdhënësi i qeverisë Steffen Seibert tha në një deklaratë me email se analizat e kryera në një laborator ushtarak gjerman dhanë “prova të qarta” se Alexei Navalny, figura më e shquar e opozitës ruse, ishte helmuar me Novichok.
Pas këtij njoftimi, presidentja e KE, Ursula von der Leyen ka reaguar ashpër në Twitter duke e cilësuar si një akt tb neveritshëm dhe frikacak, e cila bëri thirrje se autorët duhet të dilnin para drejtësisë.
Postimi i plotë:
Unë u informova nga Kancelarja Merkel se lideri rus i opozitës Navalny u sulmua me një agjent nervor, në vendin e tij. Ky është një akt i neveritshëm dhe frikacak – edhe një herë. Autorët e krimit duhet të sillen para drejtësisë.
/e.rr