Një rajon policie në Bosnjë është sulmuar me eksploziv sot pas mesnate, në orën 00:15, por për fat të mirë nuk ka pasur viktima.
Një person ka hedhur një bombë mbi çatinë e godinës së policisë, në Zavidovici, qytet në veri të vendit, duke shkaktuar dëme të vogla materiale, sipas zëdhënësit Boris Grubesiç.
Ka dyshime se bëhet fjalë për akt terrorist të tipit të atij që ndodhi në Paris, megjithatë nuk ka ende fakte për ta mbështetur një gjë të tillë.
Shkollat e qytetit janë mbyllur, për të shmangur ndonjë rrezik të mundshëm në to.
Javën e kaluar, një person i armatosur vrau dy ushtarë dhe plagosi tre civilë në Sarajevo, para se të hidhte veten në erë.