Policia njofton se një 55-vjeçar është mbytur sot në zonën e Institutit.
Mësohet se qytetari ka rënë aksidentalisht në Lumin e Tiranës, çka ka rezultuar fatale.
Policia thotë se po punohet për të zbardhur ngjarje, ndërkohë që prurjet e lumenjve kanë qenë të shumta për shkak të reshjeve të fundit.