Kombëtarja shqiptare është nisur pak orë më parë nga aeoroporti i Rinasit me drejtim Bjellorusinë, aty ku ditën e premte do të luajë ndeshjen e parë të National League.
Kuqezinjtë e drejtuar nga Edi Reja pas përgjigjes së tamponëve janë nisur për transfertën e parë, e së bashku me lojtarët është një delegacion që do të shoqërojë Kombëtaren për këtë ndeshje.
I pranishëm janë presidenti i FSHF-së, Armand Duka, vëllai i tij Agron Duka që është Kryetari Partisë Agrare Ambientaliste, Enkelejd Alibehaj anëtar i Komiteti Ekzekutiv në FSHF, por gjithashtu i pranishëm është edhe presidenti i Bylisit, Besnik Kapllanaj dhe ai i Apolonisë Koço Kokëdhima.
Ka qenë vetë numri i ballshiotëve që në profilin në Instagram ka ndarë një video teska shihet para nisjes për në Bjellorusisë së bashku me ekipin kombëtar.
Përveçse të shijojnë sfidën e Kombëtares së bashku, Armand Duka me siguri shpreson edhe që zyrtarët e ftuar prej tij, t’i sjellin fat Kombëtares në këtë ndeshje.
/e.rr