Një i moshuar, 78-vjeçar është dërguar me urgjencë në spitalin e Krujës pasi dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri. 78-vjeçari me iniciale F. V., ka mbërritur në spital mëngjesin e sotëm dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë që ka nisur puna nga Policia për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
NJOFTIMI I PLOTË:
Krujë/ Informacion paraprak
Më datë 02.09.2020, rreth orës 08:10, dyshohet se është vetëplagosur me çifte në banesën e tij, shtetasi F. V., 78 vjeç, banues në Borizanë, Krujë, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor, nën drejtimin e prokurorisë, po kryen hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Krujë, për veprime të mëtejshme.
g.kosovari