Një e treta e vajzave të reja në moshën 11 deri 21 vjeç nuk postojnë një ‘selfie’ në rrjetet e tyre sociale pa modifikuar pamjen e tyre. Këtë thotë një studim i kryer së fundmi.
Sipas “The Independent”, sondazhi zbuloi se 33% e të anketuarve fshinin ‘selfiet’ e tyre pasi t’i postonin, nëse nuk do të merrnin sa duhet reagime pozitive.
Gjithashtu se rreth 40% e të anketuarve dëshironin që të dukeshin edhe në realitet si në fotot e tyre në internet.
Rezultatet e studimit nxorën në përfundim se koha e madhe në internet, e shoqëruar me ekspozimin ndaj imazheve joreale të individëve në rrjetet sociale, po përkeqëson gjendjen psikologjike të të rinjve.