Një burrë në Itali ka vrarë me armë zjarri djalin e vet me aftësi të kufizuara, dhe ka plagosur djalin tjetër.
Ngjarja shokuese është raportuar një natë më parë në një zonë periferike të Napolit.
Autori është një 88-vjeçar që pasi vrau djalin, nisi të qëllojë në drejtim të gruas dhe djalit tjetër.
Ky i fundit mbeti i plagosur, ndërsa i moshuari dhe gruaja e tij përfunduan në spital në gjendje të rënduar psikologjike.
Pas krimit ai telefonoi vetë policinë duke thënë: Unë vrava fëmijët.
Djali me aftësi të kufizuara, Ivan, 47 vjeç, ishte në gjumë kur babai qëlloi për ta vrarë. Më pas, burri ktheu armën tek djali tjetër, Francesco, 51 vjeç.
Dëshmia e bashkëshortes së tij pritet të ndihmojë hetuesit në zbardhjen e kësaj ngjarjeje.
/a.r