Pas sulmeve nga opozita për një marrëveshje të mundshme mes qeverisë shqiptare dhe asaj greke, zëvendëskryeministri, Erion Braçe ka postuar në Instagram një kronike të 11 vjetëve më parë, kur erdhi në Shqipëri, Kostas Karamanlis, në atë kohë kryeministri i Greqisë. Karamanlis erdhi në Shqipëri për të firmosur marrëveshjen për çështjen e detit. Marrëveshje kjo që u rrëzua në Gjykatën Kushtetuese.
Ndërsa poston videon, Braçe shkruan se, asgjë nuk harrohet dhe se në atë kohë përmbajtja e marrëveshjes u mbajt e fshehtë. Braçe shprehet se, marrëveshja e firmosur nga Lulzim Basha, që lëshon territor shqiptar në gjirin e Sarandës u denoncua nga socialistët, u gjykua dhe u shpall antikushtetuese!
O java News! I dime te gjitha dhe te gjithe! KUR?