Kontinenti i Afrikës në pjesën lindore pësoi një të çarë vitet e fundi, e cila vijon të rritet duke u zgjeruar me 7 mm çdo vit.
E çara shtrihet nga rajoni i Afarit në Etiopi deri në Tanzani, ndërsa në pjesën perëndimore shtrihet nga Uganda Veriore deri në Mozambik. Në bazë të të dhënave të grumbulluar në terren, ekspertët besojnë se kontinenti afrikan po prishet, duke i hapur rrugën një oqeani të ri.
Në Afrikën lindore gjenden liqenet turistike Malawi dhe Tangaynika, si edhe vullkanet e Tanzanisë të cilat përfshihen në zonat turistike të vendit.
Në këtë pjesë ndodhet e edhe mikropllaka Victoria e cila konsiderohet si një nga më të mëdhajat në tokë, dhe që mund të jetë origjina e lindjes së një oqeani të ri që do të shfaqet pas disa miliona vitesh.
Nga qendra e Gjeoshkencave në Universitetin e Potsdam, disa studiues thonë se mikropllaka Victoria, e cila shtrihet mes lindjes dhe perëndim, degët e përçarjes kanë ardhur për shkak të kundërt akrepave të orës për dy vitet e fundit që lidhen me kontinentin afrikan.
Ky fakt u ka dhënë studiuesve një perspektivë të re mbi procesin e ndarjes së Afrikës Lindore, pasi ata tani do të përqëndrohen në zonën Victoria, e cila është vendi ku do të formohet oqeani i ri.
Për më tepër, rajoni është i rrethuar nga vullkane aktive siç është Erta Ale, që ka qenë në shpërthim të vazhdueshëm gjatë 50 viteve të fundit. Nëse situata vazhdon me këto ritme, mund të krijojë një pellg të ri dhe oqeani i ri do të formohet në disa miliona vite.
/a.r