Vazhdon rritja e të infektuarve në botë nga koronavirusi ku numri ka shkuar në 24,661,422. Edhe numri i viktimave është rritur duke arritur në 836,338 persona. Por një lajm i mirë edhe numri i personave që e kanë mposhtur virusin duke kaluar shifrat e 17 milione personave, ore më saktësisht 17 ,117,529.
Shqetësuese është situata edhe në Meksikë ku numri i viktimave në këtë shtet ka shkuar në 62,594 ku vetëm në 24 orët e fundit kanë vdekur 518 pacientë me Covid-19. Gjithashtu edhe Brazili është në gjendje shumë të rënduar, pasi shifrat janë shumë të larta për çdo ditë. Deri më tani numërohen 118,726 viktima dhe 3,764,493 milionë persona të infektuar.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ndër vendet më të prekura nga pandemia. Aktualisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë 6,048,404 të infektuar dhe janë shënuar 184,834 vikitma.
Edhe Rusia po përballet me raste të shumta të pacientëve me koronavirus, ku deri më tani janë regjistruar 980,405 të infektuar, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 16,914 persona.
g.kosovari