Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim përcolli sot mesazhin e takimit mes zëvendëssekretarit amerikan të Shtetit, Stephen Biegun dhe kryeministrit Edi Rama, njëheraz kryetar i OSBE-së të zhvilluar sot në Vjenë.
“Falënderojmë kryetarin për iniciativën e tij dhe i kërkojmë qeverisë së Bjellorusisë të pranojë propozimin e tij për të angazhuar të gjitha palët e interesuara. Siç deklaroi Kryetari, dialogu i hapur dhe konstruktiv është i nevojshëm për të gjetur një rrugëdalje në Bjellorusi”, u shpreh ambasadorja Kim.
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Vjenë ku nesër, në cilësinë e kryetarit të OSBE-së, do t’i drejtohet takimit special të Këshillit të Përhershëm mbi situatën në Bjellorusi.
/a.r