Në një kohë kur dasmat nuk lejohen për shkak të situatës së COVID, ka nga ata që “sfidojnë” jo vetëm virusin, por edhe shtetin!
Gjatë pasdites së sotme në fshatin Pajovë të Peqin, një biznesmen ka qëlluar me armë zjarri në ajër gjatë një dasme, një traditë e vjetër shqiptare, e cila duket se është zbatuar edhe në kohë pandemie.Të shtënat me armë janë regjistruar në afërsi të një karburanti buzë rrugës Elbasan- Peqin, shkruan shqiptarja.com.
Dasmat janë të ndaluar të organizohen pasi bëhen shkaktare për përhapjen e virusit, po kjo nuk e ka ndalur atë, madje as të qëllojë me armë në ajër. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, ku po kryene veprime të mëtejshme lidhur me këtë ngjarje.
/e.rr