Në Greqi është shtuar numri i personave që po e humbasin betejën me koronavirusin. Orët e fundit janë konfirmuar tre vdekje të reja, duke e çuar numrin e viktimave në 252.
Mëngjesin e sotëm një 83-vjeçare, e cila ishte shtruar në spital, nuk arriti dot që të mposhtet virusin.
83 vjecarja vuante nga sëmundje të të tjera, ndërsa sipas informacioneve ajo ishte banore e shtëpisë së pleqve “Estia Papageorgiou”.
Edhe një 90-vjeçar nga shtëpia e pleqve “Agia Kyriaki” në Asvestochori humbi jetën sot në Spitalin Papanikolaou. I moshuari pësoi arrest kardiopulmonar për shkak të dështimit multorganik në infeksionin Covid-19 .
Ndërkohë një 87-vjeçar e humbi betejën me Covid-19 në Spitalin Papageorgiou në Selanik.
g.kosovari