Kënga është publikuar përpara sulmeve të Parisit dhe mbase kjo e bën atë më kuptimplotë. “Jam mysliman, nuk jam terrorist”, e këngëtarit Karter Zaher, është kthyer në një sensacion në rrjetet sociale. Kjo këngë tenton të përcjellë mesazhin se nuk janë myslimanët ata që vrasin njerëzit e pafajshëm dhe as feja muslimane ajo që i shtyn terroristët të marrin jetë njerëzish.