Një nënshtetas austriak është arrestuar nga policia, i cili ishte shpallur në kërkim për trafik droge.
Ai kërkohej nga drejtësia austriake, teksa u ndalua në një operacion policor në Tiranë.
I prangosuri është 26-vjeçari me inicialet G. H., 26 vjeç, lindur në Peshkopi, banues në Tiranë (me qira) me shtetësi Austriake.
Ai u arrestua në lagjen “Ali Demi”, tek tregu elektrik, i akuzuar për verën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike dhe substancave psikotrope”.
Maksimumi i dënimit për këtë vepër është deri në 15 vite heqje lirie. Ndërkohë vijojnë procedurat ligjore për ekstradimin e tij drejt Austrisë.
/a.r