Aktorja e njohur në Serbi Daniela Steinfeld, humbi punën dhe rolin e saj në një film pasi nuk pranoi ta kënaqte producentin e filmit sipas kërkesave dhe orekseve seksuale të tij.
Incidenti ka ndodhur gjatë xhirimit të një seriali, por pa shumë dëshmitarë, raportojnë mediat serbe. Gjatë xhirimeve, producenti i kërkoi vajzës që ta kënaqte duke bërë seks oral. Pasi ajo nuk pranoi ta bëjë këtë, e angazhimi i saj në projekt shpejt përfundoi. Emri i producendit nuk eshte bere publik.
Producenti Maksa Catovic ka reaguar duke e dënuar këtë sjellje të kolegëve të tij.
“Është e tmerrshme që dikush të përdorë pozicionin e vet në biznes për të fituar një femër. Kjo është tipari më i keq i mundshëm për një njeri”..
Mbështetja për aktoren e talentuar nga Ruski Krstur, Daniela Steinfeld, vazhdon të vijë nga kolegët, por së shpejti ajo do të duhet të paraqitet para prokurorit dhe te sqaroje ceshtjen.
g.kosovari