Komisioneri i tregtisë së BE, Phil Hogan ka dhënë dorëheqjen pasi ai u kritikua se kishte shkelur kufizimet e bllokimit ndaj koronavirusit në Irlandë.
Hogan ndoqi një darkë gala me më shumë se 80 njerëz në County Galway më 19 gusht.
Ai u kritikua gjithashtu për mosrespektimin e rregullave të karantinës kur arriti në Irlandë nga Brukseli.
Hogan tha se nuk theu asnjë ligj por ai “duhet të ishte më rigoroz” në zbatimin e udhëzimeve të Covid.
Në deklaratën e tij të dorëheqjes, komisioneri në largim gjithashtu tha se pendohej që udhëtimi i tij në Irlandë “kishte shkaktuar një shqetësim të tillë, ankth dhe mërzitje”.
“Unë përsëris faljen time të përzemërt për popullin irlandez për gabimet që bëra gjatë vizitës time,” shtoi ai, citon BBC.
Të martën, Z. Hogan dha detaje për Presidentin e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, për kohën e tij në Irlandë që çoi në pjesëmarrjen e tij në mbrëmjen gala.
Pasi mbërriti në Republikën e Irlandës më 31 korrik, Z. Hogan tha se udhëtoi në vendbanimin e tij të përkohshëm në Kildare dhe u testua negativ për Covid-19 më 5 gusht gjatë një vizite në spital.
Ai i kishte thënë transmetuesit publik irlandez RTÉ se nuk kishte shkelur rregullat dhe argumentoi se rezultati i provës do të thoshte se ai “nuk ishte nën ndonjë kërkesë ligjore të mëvonshme për tu izoluar ose karantinuar”.
Departamenti i Shëndetësisë i Irlandës ka thënë se një person është i detyruar të kufizojë lëvizjet e tij për 14 ditë nëse arrin në Irlandë nga një vend jo në listën e gjelbër.
g.kosovari