Një 91- vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij në lagjen ”4 Heronjtë” në qytetin e Vlorës.
Sipas Policisë, i moshuari jetonte i vetëm në banesë, ndërsa bëhet e ditur se në trupin e viktimës janë gjetur shenja dhune.
Për të përcaktuar shkakun e vdekjes pritet ekspertiza mjeko-ligjore.
NJOFTIMI NGA POLICIA
Vlorë
Në mesditën e sotme, në lagjen “4 Heronjtë” Vlorë, është gjetur i pajetë në banesën e tij shtetasi S. P., 91 vjeç, i cili jetonte vetëm në banesë.
Trupi i viktimës është transportuar për në morg për ekspertizë mjeko- ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes dhe shkakun e dëmtimeve të konstatuara paraprakisht në trupin e viktimës.
Është ngritur një grup hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë hetimet e mëtejshme në lidhje me zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes