Ai rreh dhe vjedh një prostitutë. Bëhet fjalë për një 25 vjeçar shqiptar, i cili ka përfunduar në prangat e karabinierëve nën akuzën e grabitjes.
Incidenti ndodhi të dielën në mbrëmje kur i riu shkoi në Nocera Superiore, ku kishte një takim me një prostitutë nigeriane pa i paguar asaj paratë e dakorduara.
Gruaja dyshohet se kërkoi pagesën për shkak të performancës seksuale ndaj 25 vjeçarit, e cili jo vetëm nuk e pagoi por e rrahur dhe e vodhi.
Prostituta iu drejtua menjëherë karabinierëve, të cilët, brenda një kohe të shkurtër, arritën ta identifikojnë dhe ta arrestojnë. Tani ai është nën arrest shtëpiak me urdhër të Gjykatës.
g.kosovari