Kapiteni i Manchester United, Harry Maguire u dënua sot me 21 muaj burg të pezulluar nga gjykata greke për sulm dhe tentativë ryshfeti ndaj oficerëve të policisë, ndërsa prokurorët dënuan “malin me gënjeshtra” për shqiptarët që “kishin droguar motrën e tij” dhe kishin dashur të abuzonin.
27 vjeçari Maguire, u shpall fajtor për sulm ndaj policisë, abuzim verbal dhe tentativë korruptimi pas sherrit.
Për futbollistin anglez janë shtuar telashet, teksa tashmë është hequr edhe nga përfaqësuesja e Anglisë.
Trajneri Gareth Southgate ka konfirmuar se mbrojtësi i United nuk do të jetë pjesë e ekipit në sfidat e Nation League në shtator ndaj Islandës dhe Danimarkës, kjo për shkak të dënimit të marrë nga gjykata greke. Lajmin për këtë e ka bërë të ditur Sky Sport.
/Javanews