Detaje të reja dalin nga sherri që bëri në Mykonos, Greqi, kapiteni i Manchester United. Pas eleminimit nga gjysmëfinalet e Uefa Europa League, Harry Maguire është arrestuar nga policia, për shkak të një përleshjeje, në fillim me disa persona dhe më pas edhe me policinë.
Qëndërmbrojtësi së bashku me partneren e tij, Fern Hawkins, miq dhe familjarë, kishin shkuar në ishullin e shumëkërkuar Mykonos për të pushuar pas një sezoni të gjatë dhe të lodhshëm.
Sipas mediave angleze, mesnatën mes të enjtes dhe të premtes, Harry Maguire është përfshirë në një sherr masiv me grushta dhe sende te forta, jashtë një bari në Mykonos.
Maguire ishte së bashku me shokë të tjerë të skuadrës kur u përfshinë në një sherr.
The Sun, shkruan se përplasja ndodhi me një grup gangsterësh shqiptarë.
Media angleze vijon më tej duke thënë se një grup gangsterësh filluan të ngacmojnë motrën e yllit të Manchester United kur më pas nisi përplasja.
Mediat britanike raportojnë se motra e 27-vjeçarit, Daisy, kishte refuzuar të bisedonte me një biznesmen shqiptar (identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur).
Pas refuzimit ai ka nxjerrë një thikë dhe ka goditur vajzën.
Jo vetëm kaq por Maguire ka reaguar shumë keq edhe ndaj forcave te rendit që mbërritën në vendngjarje duke i kundershtuar ata fizikisht.
Futbollisti e kaloi natën në stacionin policor.
Maguire pritetë të rikthehet në Britaninë e Madhe të dielën e kësaj jave.