Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez njoftoi sot përdorimin e ushtrisë për të ndihmuar rajonet për të luftuar kundër shpërthimit të rasteve të reja me COVID-19.
Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez njoftoi sot përdorimin e ushtrisë për të ndihmuar rajonet për të luftuar kundër shpërthimit të rasteve të reja me COVID-19.
“Qeveria spanjolle do të vendosë në dispozicion të rajoneve, efektivët e forcave të ushtrisë për të realizuar gjurmimin e rasteve”, theksoi ai gjatë një fjalimi televiziv duke shtuar se 2 000 ushtarë do të angazhoheshin për këtë nismë.
Mungesa e burimeve njerëzore në rajonet më të prekura është veçuar në Spanjë si një nga arsyet e rifillimit të fortë të epidemisë.
Sanchez nënvizoi përveç të tjerave se rajonet mund t’i kërkonin qeverisë qendrore aplikimin në të gjithë ose disa pjesë të territorit të një gjendje tjetër të jashtëzakonshme, një regjim që lejon në veçanti kufizimin e qarkullimit.
Ky instrument juridik mundësoi për Madridin të vendosë në mes të muajit mars në të gjithë vendin një prej kufizimeve më strikte në botë, që u hoq në fund të qershorit.
/e.rr
© 2015 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.