Cristiano Ronaldo ka refuzuar tu përgjigjet të gjitha pyetjeve që kanë të bëjnë me një rikthim të tij në Manchester apo në lidhje me humbjen nga Barcelona.
Tre herë fituesi i Topit të Artë, ka ndaluar veturën jashtë qendrës së trajnimit të Real Madrid, për t’u fotografuar me tifozët e Los Blancos.
Përveç tifozëve, aty ishin edhe gazetarët, të cilët vazhdimisht pyesin se kush ishte fajtori për humbjen turpëruese dhe se a do të transferohet në Manchester United gjatë verës.
Mirëpo portugezi i nervozuar shtyu mikrofonin duke mos folur as edhe një fjalë.