Një valë e fuqishme e motit të keq goditi veriun e Italisë gjatë orëve të fundit, duke shkaktuar përmbytje e dëme të konsiderueshme materiale.
Këto pamje janë xhiruar në Verona, qyteti i goditur më ashpër nga rrebeshi me shi e breshër, që përmbyti disa banesa e automjete.
Presidenti i rajonit të Venetos, Luca Zaia nënshkroi dekretin e gjendjes së krizës për qytetin e Veronës dhe rrethinat.
Erërat e forta thyen pemë e shkaktuan po ashtu rrëshqitje toke edhe në qytete të tjera si Vicenza e Padova.
Dëmet materiale janë të konsiderueshme, por deri më tani nuk flitet për viktima apo persona të zhdukur.
/a.r