Lazio do t’i vendosë përballë Thomas Strakoshës një portier me eksperiencës. Drejtori sportiv, Igli Tare, do të mundohet të bindë portierin e Milanit.
Spanjolli do të mbyllë kontratën me “Djallin” dhe do të kalojë në kryeqytetin italian. Reina luajti me Aston Villen si i huazuar sezonin e fundit. Reina po bisedon dhe me Valencian, por duket më i bindur nga Lazio.
Ai do të përfitojë 1.6 milion euro në sezon me mundësinë e zgjatjes për një vit tjetër me 2 milion euro. Një lëvizje e interesante, pasi Strakosha tani është goxha i rrezikuar.