Sulmuesi i Evertonit, Romelu Lukaku, është i frikësuar nga ndonjë sulm eventual nga ISIS në Belgjikë.
Lukaku po mendon ta largojë familjen e tij nga Brukseli, sepse është i brengosur për sigurinë e tyre.
“Unë jetoj në Molenbeek, unë jetoj ku policia është duke bërë shumë gjëra. Unë kam pasur një apartament atje për gjashtë vite dhe kjo është një lagje e bukur. Ajo është e qetë. Kurrë nuk kam parë ndonjë telashe”, ka deklaruar ai
“Por me gjërat ndodhin tani, kjo është pak e vështirë. Ka qenë një goditje për shkak se siguria është në nivelin më të lartë. Vëllai im nuk jeton më në Bruksel. Natyrisht unë do të përpiqem që ta largoj familjen time nga ai vend”, ka theksuar ish sulmuesi i Chelseas.