Shtetasja gjermane Andrea G, ka pranuar para policisë se ka vrarë 8 foshnje të saja, ndërsa arsyetohet se veprën e ka bërë për t’i mbuluar lidhjet e saja jashtëmartesore, shkruan Bild.
“Nëna nga ferri”, siç e quajnë mediat gjermane, pas arrestimit vikendin e kaluar ka pranuar se foshnjat ishin të gjalla dhe se ajo ua ka marrë jetën.
Heshtje lidhur me arsyet
Ndërkohë, nuk ka thënë asgjë lidhur me motivet, edhe më tutje po spekulohet për arsyet se pse ka vendosur që fëmijëve të saj t’u marrë jetën dhe si ka arritur të fshehë të gjitha shtatzënitë.
“Andrea gjithmonë ka pasur lidhje me meshkujt, të ajo gjithkush ka pasur mundësinë. Në të vërtetë nuk do të çuditesha nëse do të zbulohej se fëmijët e vrarë nuk janë të burrit të saj. Pas gjithë këtyre viteve ajo ka pasur më shumë të dashur të martuar. Rreth 5 meshkuj nga Wallenfelsi refuzojnë të intervistohen nëse njëri prej fëmijëve të vrarë është i tyre”, ka thënë një qytetar i këtij vendi për Bild, transmeton lajmi.net
Konflikte të shpeshta
Ai ka shtuar se në vend po flitet se si burri i Andreas, Johan G. (55) ka ditur për aferat e bashkëshortes, dhe se i ka thënë asaj se nuk dëshiron më shumë se tre fëmijë, aq sa edhe kishin pasur.
“Johan kishte toleruar gjatë sjelljet e gruas, e cila shpesh ka qenë tema e bisedës nëpër qytet. Megjithatë, ajo nga Maji ka qenë në lidhje me Manfred S. (55) dhe sillej shumë hapur. Ndodhte edhe që putheshin në parkingun para kishës, ku njerëzit i shihnin. Ndërsa, e fundit ishte se ajo kishte bërë tashmë një borxh prej 20 mijë eurove. Johan e ka nxjerrë nga shtëpia në shtator”, ka rrëfyer qytetari nga Wallenfels, transmeton lajmi.net
Obduksionet e trupave kanë treguar se 7 nga 8 foshnjat e sapolindura kanë lindur të gjallë dhe se ishin vrarë pastaj. Ndërsa hetimet po vazhdojnë për kohën e saktë të vrasjes dhe motivin.
Të fshehura në Saunë – Trupat në qese të najlonit
Siç shpjegon qytetari nga Wallenfels, pas grindjes së fundit të Andreas dhe Johanit, ajo e dehur kishte treguar se në shtëpi janë të fshehura trupa të foshnjave. Me të dëgjuar, fqinja Dijana V. kishte filluar kërkimet e trupave. Trupat e të sapolindurve janë gjetur më 12 nëntor në dhomën e adaptuar me saunë. Shumica e trupave kanë qenë në qese të najlonit, por edhe disa trupa kanë qenë të mbështjellura me batanije. Të gjitha ishin vënë në kuti të njëjtë./lajmi.net