Ditën e sotme në qytetin e Korçës janë arrestuar 3 persona, pronari i një lokali dhe 3 punonjësit e tij, pasi organizoni lojra fati brenda ambjenteve të lokalit në mënyrë të paligjshme.
Sipas policisë së Korçës, pas kontrolleve të bëra brenda në lokal , me pronar L. P. 29-vjeç, banues në Lushnjë, u gjetën dhe sekuestruan 1 laptop dhe 6 tableta të cilat dyshohet se shërbenin për vënien e lotarive sportiv, pronari i cili ka mundur ti arratiset punonjësve të policisë, është shpallur në kërkim. Gjithashtu u arrestuan dhe punonjësit e lokalit me iniciale Gj. Th., 42-vjeç , E. P., 25 -vjeç dhe S. T., 19-vjeç, të tre banues në Korçë.
Materialet për të arrestuarit i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për hetime të mëtejshme.
g.kosovari