Katër pjesëtarë të një familje shqiptare pas pushimeve në vendin tonë dhe rikthimit në Itali, rezultuan pozitivë me koronavirus.
Mediat italiane thanë se e tëra familja shqiptare, përkatësisht burri, gruaja dhe dy fëmijët e tyre, të cilët banonin në Vallefoglia, ishin me pushime në vendin tonë.
Por kur u kthyen në Itali pas pushimeve, ata iu nënshtruan testit Covid.
Megjithatë, edhe pse dolën pozitivë ata rezultuan të gjithë asimptomatikë. Kështu katër pjesëtarët e familjes shqiptare do të izolohen që të mos infektojnë të tjerët.
Ata iu nënshtruar testeve sepse u kthyen nga vendet në rrezik si Shqipëria.
Përveç vendit tonë, vende me rrezik për Italinë konsiderohen edhe Kroacia, Spanja, Franca, si dhe Malta, që do të thotë të rikthyerit nga këto vendi i nënshtrohen testeve.
g.kosovari