Një shqiptar dhe dy italianë kanë mbetur të plagosur në orët e mesditës së djeshme në një aksident automobilistik.
Ngjarja ndodhi në orën 13.00 në Vallone, Cortona, lokalitet i Arezzo në Itali.
Si pasojë e përplasjes mes mjetit të pastrimit të bashkisë së Cortona me makinën e qytetarit shqiptar, u plagosën rëndë tre vetë.
Në spital u dërguan shqiptari 33 vjeçar dhe dy punonjësit e bashkisë, 44 vjeç nga Cortona dhe 37 vjeç nga Siena.
Policia tha sot se përplasja erdhi në kushtet kur policia bashkiake është vënë nën akuzë për shkaktim situate trafiku kaotik në zonë.
g.kosovari