Liverpool po përgatitet ta shesë Xherdan Shaqirin këtë verë.
Sipas Gazzetta dello Sport, Të Kuqtë janë të gatshëm të humbasin një pjesë të 13 milionë sterlinave të shpenzuara për Shaqirin dy vite më parë.
Kampionët e Anglisë, në fakt, shpresojnë të marrin 11 milionë sterlina për sulmuesin.
Një nga skuadrat e interesuara për yllin zviceran me origjinë shqiptare është Lazio, gjithmonë në kërkim të operacioneve “low cost”.