4 vagona të dalë nga shinat dhe disa të përmbysur, ky është bilanci i aksidentit që ndodhi në linjën hekurudhore Bergamo-Carnate-Milano, ku një tren i cili transportonte vetëm një pasagjer, pasi doli nga hekurudha përfunduoi disa merta larg duke dëmtuar edhe ndërtesat që ndodheshin aty pranë.
Në bord ndodhej një 49-vjeçar që ndodhej në vagonin e fundit të trenit, dhe pësoi disa lëndime.
Shkaqet janë ende të paqarta, por dyshohet se në tren nuk ka pasur asnjë drejtues. Treni është shkëputur drejt linjë së Carnates, por gjatë shpejtësisë ai është përplasur me një mur duke i ndërprerë rrugëtimin, çka ka sjellë edhe një kaos në trafikun e këtyre linjave.
Ndërkohë, autoritetet lokale po punojnë me vinçat për të hequr mbetjet e vagonave. Sipas konstatimeve, treni ka udhëtuar për rreth 6 kilometra pa asnjë drejtues në bord.
Ndërkohë, pas aksidentit në stacioni e Carnates, në linjën Lecco – Milana është krijuar një trafik i madh duke u bërë pengesë për trenat e tjerë që kalojnë në këto linja hekurudhore. Autoritetet e transportit publik i bëjnë thirrje linjave urbane që t’u vijnë në ndihmë stacioneve të trenave për të lehtësuar transportin e njerëzve nga një qytet në tjetrin.
/a.r