Zjarret e rëna në kurorën e qytetit të Peqinit, kanë dëmtuar qindra rrënjë ullinj. Zjarri, i cili ka filluar ditën e enjte vijon ende, ku disa vatra janë aktive.
Terreni malor ka penguar zjarrfikësit, prandaj banorët janë detyruar që të dalin vet për të shuar zjarret.
Disa hektarë me shkurre dhe kullota janë djegur tashmë, ku ende vijon përhapja e flakëve.