Përbërja e re parlamentare në Maqedoninë e Veriut rizgjodhi në postin e kryeparlamentarit, Talat Xhaferin.
Pas debateve në Kuvend, Xhaferi u zgjodh me 62 vota “pro” dhe 43 vota kundër, për një mandat katër vjeçar.
Për kandidaturën e tij votuan 62 deputetët e Koalicionit qeverisësë: 46 nga Koalicioni “Mundemi”, 15 nga BDI dhe Menduh Thaçi nga PDSH-ja.
Ndërsa, koaliconi ASH-AAA paralajmëroi se nuk do të marrin pjesë në zgjedhjen e kryeparlamentarit, ndërsa kundër votuan deputetët e VMRO-DPMNE dhe E Majta.