Pandemia e Covid-19 ka dhënë një goditje të madhe për turizimin në të gjithë botën.
Në bazë të llogaritjeve të Organizatës Botërore të Turizimit, prej nisjes së masave kufizuese në mes të Janarit dhe deri në Maj, ky sektor ka patur humbje prej 320 miliardë Dollarësh, tre herë më shumë se impakti i krizës ekonomike globale në 2009.
Organizata e Turizmit thotë se ekonomitë më të vogla do të jenë ato që do të goditen më shumë.
“Anëtarët më vunerabël të tregut tonë do të goditen më shumë dhe duhet të marrin masa ekonomike dhe sociale për të mbajtur në këmbë sektorin”.
Organizta e Turizimit i rekomandon qeverive që të marrin masa për të zgjidhur këtë situatë dhe të inkurajojnë udhëtimet, duke zbatuar njëkohësisht dhe protokollet për mbrojtjen e shëndetit.
“Javët e fundit janë gjetur zgjidhje të cilat mbrojnë shëndetin ndërsa presim për gjetjen e një vaksine. Testet e shpejta dhe rigoroze në porte e aeroporte dhe aplikacionet e ndjekjes së valës së covid sjellin potencial për të ristatuar turizimin”.
Kjo organizatë rekomandon që testimet dhe protokollet e udhëtimit të zbatohen nga të gjithë dhe jo vetëm të analizohen nga disa shtete, për të shmangur katastrofën që kërcënon turizmin.
/a.r