Koronavirusi ka marrë tre jetë në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut.
Viktimat janë dy pacientë nga Shkupi me moshë 62 dhe 68 vjeç, dhe një pacient nga Struga i moshës 68-vjeçare.
Ndërkohë nga 1825 testime të kryera, kanë dalë pozitiv me Covid-19, 115 raste të reja.
Në Shkupi janë konfirmuar 32 raste të reja në orët e fundit, për të vijuar me Kumanovën me 7, Gostivari 11, Dibra 8, Shtip 14, Prilep 2, Tetovë 10, Veles 2, Ohër 3, Gjevgjeli 3, Kriva Pallankë 3, Koçan 1, Probishtip 1, Berovë 8, Dellçevë 3, Shën Nikollë 4 dhe Kërçovë 3.
Qysh nga nisja e pandemisë janë kryer 134.318 testime, prej nga kanë rezultuar pozitivë 13.308 pacientë.
Numri total i viktimave ka shkuar në 557, ndërsa aktualisht janë 2774 raste aktive.
/a.r