Infektohet me koronavirus deputeti i Partisë Socialiste në Vlorë, Edmond Leka.
Bëhet me dije se Leka ndodhet prej disa ditësh në spitalin Infektiv ku po trajtohet me ndihmë mjekësore.
Gjendja e tij është e rënduar dhe siç mësohet, deputeti po trajtohet me oksigjen.
Edmond Leka, deputet i parlamentit të Shqipërisë është politikani i radhës që preket nga COVID-19.
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, deputetët Ralf Gjoni, Eljo Hysko, Enver Roshi e Adriatik Alimadhi, ia dolën duke fituar betejën me COVID-19.
Roshi u trajtua në Turqi, për shkak të gjendjes më të rëndë që pati, por tanimë është i stabilizuar dhe në Shqipëri.
/a.r